Policia ka arrestuar ditën e sotme një 42-vjeçar në Vaun e Dejës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kishte penguar qarkullimin e automjeteve dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi lënde narkotike dhe municion luftarak.

Mbi 42-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Policia ka shoqëruar të arrestuarin drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë:

Pasi kishte penguar qarkullimin e automjeteve të tjera në fshatin Hajmel, gjatë një aktiviteti festiv, punonjësit e Policisë së Forcave të Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë përballur me kundërshtim verbal nga shtetasi A. P. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde narkotike, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe u sekuestruan municione luftarake.

Gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë bëri arrestimin e shtetasit A. P., 42 vjeç, banues në Dejë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.