Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 23-vjeçar është plagosur me thikë.

Sipas informacioneve paraprake, i riu është shoqëruar në spital nga policia e Vlorës, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të plagosjes së 23-vjeçarit. Pritet të merret edhe dëshmia e tij pas ndihmës mjekësore.