Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku një person është sulmuar me thikë.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Spitalit Rajonal të Vlorës, ku një 33-vjeçar është qëlluar dy herë me mjet prerës. I plagosuri ndodhet në ambientet e kirurgjisë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes



