Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Vlorë, ku një 46-vjeçar, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në lagjen “28 Nëntori”, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi G. D.

Gjithashtu mësohet se, G. D., rezulton të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe të ketë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor, çka mund të ketë ndikuar në aktin e rëndë.

Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.