Babë e bir kanë përfunduar në prangat e policisë në Vlorë, pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së familjes.
Ngjarja ka ndodhur në Sarandë, ku 55-vjeçari dhe djali i tij 24 vjeç dyshohet se kanë dhunuar 23-vjeçaren, vajzë dhe motër e tyre. Pas denoncimit të rastit, policia ka ndërhyrë menjëherë duke arrestuar të dy në flagrancë.
Vajza e dhunuar është marrë në mbrojtje, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasit A. V., 55 vjeç, dhe A. V., 24 vjeç, (babë e bir), pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases A. V., 23 vjeçe, (vajzë e 55 vjeçarit dhe motër e 24 vjeçarit)”-njofton policia.
