
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Një person është gjetur i pajetë pasi është mbytur në det.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit të vjetër të qytetit.
Sipas raportimeve të para, bëhet fjalë për një person rreth të 70-ave.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur situatën.