Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një grua 57-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj. Policia njofton se viktima, e identifikuar me inicialet M. B., kishte kryer më herët një ndërhyrje kirurgjikale, por ende nuk dihen shkaqet që çuan në vdekjen e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë dorëzuar materialet përkatëse në Prokurori dhe po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M. B., 57 vjeçe. Vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.