Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Vlorë, ku shtetasi F. C., 65 vjeç, banues në Itali, ka ndërruar jetë gjatë kohës që po ushtronte aktivitet fizik në palestër.
Ngjarja ka ndodhur më 30 tetor 2025, dhe dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë natyral.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim dhe hetime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 30.10.2025, ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, gjatë kohës që po ushtronte aktivitet fizik në palestër, shtetasi F. C., 65 vjeç, banues në Itali.”, thuhet ne njoftim.
