Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Vlorë, ku një 54-vjeçare ka humbur jetën.

Policia ka njoftuar se në lagjen “Uji i Ftohtë”, gruaja ka pësuar infarkt teksa po rrinte në breg të detit dhe për këtë arsye ajo ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:20, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasja I. Y., 54 vjeçe, banuese në Tiranë, duke qëndruar në breg të detit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.