Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Vlorë, ku një bombol gazi ka marrë flakë në katin e katërt të një pallati banimi.

Ngjarja ka ndodhur në një apartament në lagjen “Pavarësia”, teksa familjarët kanë dhënë menjëherë alarmin, duke bërë të mundur reagimin e shpejtë të shërbimit zjarrfikës. Ekipet kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë neutralizuar rrezikun.

Ndërhyrja në kohë ka parandaluar një shpërthim të mundshëm, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.