Një ngjarje tragjike është parandaluar ditën e sotme në Vlorë, ku një i moshuar është shpëtuar nga zjarrfikësit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, ku një i moshuar që jeton i vetëm është gjendur i shtrirë në dysheme për më shumë se 16-17 orë, pa pasur mundësi të ngrihej në këmbë pas një rrëzimi.

Fatmirësisht, fqinjët kanë dëgjuar thirrjet e tij për ndihmë dhe kanë njoftuar zjarrfikësit. Shërbimi zjarrfikës mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur hapjen e derës së apartamentit, duke i ardhur në ndihmë të moshuarit.

Ky rast është një tjetër dëshmi e plagës sociale që po përhapet gjithnjë e më shumë në vendin tonë, braktisja dhe vetmia e të moshuarve.