Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fushë-Arrëz, ku një trup i pajetë është gjetur i shtrirë në rrugë.

Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet P.M., 65 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të dukshme.

Grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të dokumentuar rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.