Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Halkidiki të Greqisë, ku një 25-vjeçare është plagosur.
Ngjarja ka ndodhur brenda një banesë të marrë me qira në zonën e Kipsa, teksa autori është një shqiptar i identifikuar si Ylli Shkalla.
Sipas mediave greke, 27-vjeçari shqiptar ka hyrë brenda dhe pasi ka grabitur 2000 euro dhe një celular, ka plagosur me thikë turisten 25-vjeçare nga Ukraina. E reja është transportuar e plagosur në qendrën shëndetësore të Kasandras, ku po i nënshtrohet mjekimit.
Përmes fotografive, e huaja ka identifikuar autorin e dyshuar, për kapjen e të cilit ka nisur një operacion i gjerë i policisë greke. Rezulton se Shkalla është arratisur një ditë më parë nga burgu i Kasandras, ku po vuante dënimin në gjysmë liri në këtë burg bujqësor, ku edhe punonte.
Shkalla rezulton i arrestuar në shkurt 2017 për 9 vjedhje të kryera në bashkëpunim në Tiranë.