Një vajzë 12-vjeçare ka ndërruar jetë sot në spitalin Rajonal të Durrësit, pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.
Sipas burimeve nga bluzat e bardha, mësohet se e mitura ishte intubuar për shkak të komplikacioneve të rënda shëndetësore dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ja kanë dalë ta shpëtojnë.
E mitura nga Sukthi fillimisht është dërguar nga familjarët me kriza në urgjencën pediatrike të spitalit dhe më pas në reanimacion.
Ndërkohë që koha nuk ka premtuar as për ta transportuar për mjekim të specializuar drejt Tiranës. Dyshohet se ka qenë hemoragjia cerebrale ajo që i ka shkaktuar dhe humbjen e jetës 12-vjeçares, megjithatë priten detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë.
