Ka ndërruar jetë ditën e sotme babai i Genard Hajdinit, personazhit të njohur të rrjeteve sociale, në moshën 74-vjeçare, ndërsa shkaqet e vdekjes janë ende të pazbuluara.
Genard dhe Paqsor Hajdini, u dhunuan brutalisht 2 muaj më parë në kryeqytet dhe sipas tyre dhuna kishte ardhur si pasojë e veprimeve për të kërkuar të vërtetën në lidhje me vdekjen e mamasë shumë vite më parë.
Me një video të ndarë në rrjetet sociale, Genardi ka treguar dëmtimet në nofull, hundë dhe syrin e majtë.
Ai ka treguar se gjithçka ka ndodhur pak pas mesnatës së 3 gushtit, teksa siç shihet në video Hajdini paraqitet me hematoma në sy dhe hundë.
Hajdini ka treguar hap pas hapi se çfarë ka ndodhur atë natë dhe procedurat që ka ndjekur më pas.