Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gështenjas të Pogradecit, ku një 49-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Mësohet se ai ka qenë duke punuar tokën, kur një granatë e vjetër ka shpërthye. Ai është lënduar në këmbë dhe ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se pasditen e të shtunës, 18 tetor, një rast i ngjashëm u regjistrua në Livadhë të Himarës, ku një 85-vjeçari i shpërtheu një granatë e vjetër, në rrënjën e ullirit.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, duke punuar me mjet bujqësor, në tokën e tij, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që ndodhej në tokë. Shtetasi G. Y. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.