Një ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan. Një 37-vjeçar është vendosur në pranga pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare.
Sipas njoftimit të policisë e mitura është vajza e bashkëjetueses së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Mardhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15 vjeçe”, njoftoi sot policia.