Një apartament është përfshirë nga flakët në zonën e Komunës së Parisit.
Nga pamjet e siguruara, shfaqen shtëllungat e tymit që dalin nga apartamenti i katit të tetë. Nga raportimet e deritanishme dyshohet se zjarri ka nisur si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.
Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet se ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.



