Një apartament në zonën e Astirit në Tiranë është përfshirë nga flakët e zjarrit nditën e sotme.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe policia, teksa bëhet me dije se flakët janë vendosur nën kontroll.

Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Policia ka lajmëruar se po zhvillohen hetime për të zbuluar shkaqet e nisjes së zjarrit.