Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.2, Pogradec, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit A. M., i cili ka qenë i parkuar.
Burime nga policia thonë se zjarri dyshohet të jetë e qëllimshme. Mësohet se një person është konstatuar në afërsi të rrugës ku ka rënë edhe zjarri në mjet dhe nga policia po punohet për identifikimin e këtij të fundit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



