Një servis në lagjen nr.16 në Durrës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Mësohet se shkak për nisjen e flakëve është bërë një shëndijë e shkaktuar nga saldimi, teksa më pas zjarri është përhapur në të gjithë ambientin. Sipas raportimeve një punëtor është lënduar për shkak të flakëve, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjajre dhe po kryen hetimet për veprime të mëtejshme, teksa pritet dhe reagimi i policisë për të zbarhdur detaje të reja mbi ngjarjen.