Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një efektiv policie është përplasur nga një makinë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut, ku një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L, teksa ai ishte jashtë shërbimit. Fatmirësisht, punonjësi i Policisë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana tjetër, është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit. Po ashtu, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



