Një aksident tragjik është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në autostradën “Tiranë-Durrës”.

Mësohet se nga aksidenti ka ndërruar jetë një 28-vjeçar, teksa 3 person të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Fillimisht shoferi me inicialet G. M., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen. Pasi ka dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin I. L.

Për pasojë, shtetasi G. M. ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim.

Shtetasi I. L është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.