Po përshkallëzohet protesta e qytetarëve para Kryeministrisë.

Sot thirrjet e protestuesve kanë marrë tone të dhunshme. Njëri prej tyre kërkoi që Forcat e Armatosura “të tërheqin zvarrë” kryeministrin.

“I bëjmë thirrje Forcave të Armatosura ta tërheqim zvarrë atë ndyrësirë nëpër rrugët e Shqipërisë. Kjo të jetë sa më e shpejtë. Ai është aty në krye dhe kërkon gjakderdhje nga shqiptarëve. Forcat e policisë dhe ushtrisë do të bashkohen me popullin se janë bijtë e tij”, tha protestuesi.