Një i ri nga Korça ka përfunduar në spitalin rajonal me plagë të rënda në bark, të shkaktuara nga një mjet prerës. Mësohet se, edhe pse në gjendje të tillë, 23-vjeçari ka refuzuar të bashkëpunojë me policinë duke mos zbuluar autorët.
Megjithatë, nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka rrjedhur nga një konflikt i mëparshëm mes tij dhe disa personave të tjerë. Ndërsa i riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
