Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku një 30-vjeçare raportohet se ka mbetur e plagosur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Murriqan- Shkodër, ku 30-vjeçarja dyshohet se është qëlluar me armë zjarri. E reja është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Sipas raporitmeve, ajo është qëlluar nga një 34-vjeçar, pas një konflikti mes tyre për motive të dobëta.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, teksa policia ka nisur hetimet dhe ka shpallur në kërkim autorin.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”, shtetasi E. P., 34 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen E. I., rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


