Një 33-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në Gjermani, pasi është qëlluar me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Mynih, ku shqiptari me origjinë nga Kosova është përfshirë në një konflikt me dy persona të tjerë. Këta të fundit, ende të paidentifikuar, janë arratisur dhe policia po vijon hetimet për lokalizimin e tyre.

Shqiptari mori plagë të rëndë dhe i mbuluar nga ngjaku arriti të vraponte drejt qendrës së qytetit, deri në afërsi të stacionit të metrosë. Nga aty, ai telefonoi numrin e urgjencës së policisë. Ai u dërgua në kohë në spital dhe fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën. Shumë banorë njoftuan gjithashtu policinë për shkak të të shtënave me armë zjarri.  Policia po e heton rastin si tentativë vrasjeje dhe ka kërkuar ndihmën e dëshmitarëve për identifikimin e tyre.