Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, ku një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.
Mësohet e ai është qëlluar nga një 14-vjeçar në një rrugicë në hyrje të fshatit Sheqeras, pas një konflikti mes tyre për motive të dobëta. Raportohet se kjo nuk ka qenë hera e parë që konfliktoheshin me njëri-tjetrin, teksa dyshohet se 14-vjeçari i ka bërë pritë hde më pas e ka plagosur.
Autori është kapur nga policia, ndërsa ka deklaruar fillimisht se 15-vjeçari e ngacmonte herë pas here me fjalë e ky është motivi i sherrit.



