Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shëngjin, ku një person ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me thikë.

Ngjarja është regjistruar në rrugën e Kunës, teksa i plagosuri është identifikuar si Renato Leka. I riu ndodhet në Spitalin Rajonal të Lezhës nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa policia njofton se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Lezhë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. L., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë) në dorë. Shtetasi ndodhet në kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.