Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Greqi, ku një shqiptar është plagosur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Varkizas, jashtë një kafeneje, ka 47-vjeçari shqiptar është qëlluar me thikë. I plagosuri është goditur në bark dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes. Nuk dihet ende shkaku apo dhe identeti i shqiptarit.




