Një 30-vjeçar në fshatin Gribë të Gramshit ka gjetur vdekjen orët e herëta të mëngjesit të sotëm. Sipas informacionit të policisë i riu ka kryer manovra të rrezikshme në oborrin e tij me një motomjet dhe aksidentalisht është rrëzuar.
Si pasojë i riu u godit në kokë nga gurët përreth dhe humbi jetën.
Gramsh/Informacion paraprak
Rreth orës 02:50, në fshatin Gribë, shtetasi A. T., 31 vjeç, dyshohet se duke manovruar me motomjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë nga gurët në oborr. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. T. ka humbur jetën ndërkohë që transportohej në spital.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

