Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një çift bashkëshortësh shqiptarë është përplasur nga një kamion.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Selanik, ku çifti jetonte prej kohësh. Ditën e ngjarjes, ata sapo kishin lënë punën në një furrë buke dhe po ktheheshin për në banesë me makinë. Në një moment mjeti pësoi defekt dhe nuk lëvizte prandaj ata dolën për ta parë çfarë kishte, por u përplasën nga një kamion në rrugë. Dy shqiptarët morën plagë dhe fraktura të shumëfishta, duke u dërguar në spital për mjekim.

Policia është vënë në kërkim të shoferit të kamionit, i cili u arratis pas aksidentit. Sipas informacioneve, Policia Helenike po mbledh deklaratat e dëshmitarëve dhe ka “skanuar” zonën për kamera sigurie që mund të kenë regjistruar mjetin e rëndë dhe targën e tij.