Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosje me thikë pranë shkollës “Demokracia” në qytetin e Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë përplasjes njëri prej personave është goditur me mjet prerës dhe ka mbetur i plagosur. I dëmtuari, Rigels Janaqi, 42 vjeç, ka marrë plagë në zonën e qafës dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në komisariat autorin e dyshuar të ngjarjes, Gëzim Ramka, 54 vjeç, për vijimin e veprimeve procedurale.
Nga hetimet paraprake dyshohet se të dy personat kanë probleme të shëndetit mendor, ndërsa konflikti mes tyre mendohet se ka nisur për motive të dobëta.
Autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
