Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në zonën e Vardas në Ilias të Greqisë, ku tre persona me origjinë shqiptare janë përfshirë në një sherr me thika, që ka lënë dy të plagosur. Dy prej të plagosurve, dy 37-vjeçarë, janë dërguar në spital, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje kritike për jetën.
Sipas mediave greke, autorin e sulmit, një 41-vjeçar, ka përdorur thikën për t’i sulmuar dy viktimat, duke i shkaktuar goditje të shumta në pjesën e pasme të trupit. Pas ngjarjes, ai është arrestuar nga autoritetet greke.
I arrestuari është dërguar në Prokurorinë e Shkallës së Parë Ilia, pranë Gjykatës paralele të Amaliadës, ku është akuzuar për tentativë për vrasje në seri dhe armëmbajtje pa leje. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.