Një konflikt i rëndë mes disa personave ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Bathores, Tiranë.

Sipas policisë, në sherr me mjete të mprehta janë përfshirë disa të mitur, teksa 5 prej tyre kanë mbetur të plagosur. Fatmirësisht, plagët kanë qenë të lehta dhe të miturit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa te mitur. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas, ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”-, thuhet në njoftimin e policisë.