Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një person është qëlluar me armë zjarri.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10, në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, në afërsi të një servisi, ku dyshohet se shtetasi I. G. ka qëlluar me armë zjarri. Për pasojë, është plagosur shtetasi G. H., 45 vjeç, i cili ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarje




