Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një banesë është shkrumbuar nga flakët.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në fshatin Gurishtë–Shilbatër. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa flakët janë favorizuar nga era e fortë.  Si pasojë e zjarrit, katër anëtarë të familjes kanë mbetur në qiell të hapur, ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.