Një ngjarje e rëndë që mund të ishte kthyer në tragjedi ka ndodhur në Shegan të Fierit, ku një banesë dykatëshe u përfshi nga zjarri. Raportohet se teksa shtëpia u përfshi nga flakët, brenda ndodheshin dy bashkëshortë të moshuar. Sapo kanë parë flakët e zjarrit në katin e poshtëm, familjarët kanë thirrur zjarrfikëset. Të afërmit dhe komshinjtë kanë ndihmuar dy bashkëshortët të dilnin të sigurt nga shtëpia që digjej.

Dy zjarrfikëse të Lushnjës kanë vënë zjarrin nën kontroll, duke mos lejuar të përhapet në banesat e tjera, situata është venë nën kontroll dhe ambulanca ka mbërritur në vendngjarje për ndihmë të parë dhe kontroll mjekësor ndaj të moshuarve. Sipas zjarrfikësve të Lushnjës, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.