Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë gjatë orëve të natës një stallë bagëtish në fshatin Çërravë të Pogradecit, duke e shkrumbuar plotësisht dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Ngjarja është konstatuar vetëm mëngjesin e sotëm nga pronari i stallës, i cili ka shkuar për të kryer shërbimet e zakonshme dhe është përballur me pamjen e djegies së plotë të godinës dhe dëmeve në gjënë e gjallë.

Pronari i stallës Agjërim Kapa jashtë kamerave në gjendje të rënduar emocionale u shpreh se dëmi është në më shumë se 170 bagëti (dele), te cilat sipas tij janë djegur të gjalla

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa policia dhe grupi hetimor po merren me sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për shkak të vendndodhjes së largët nga fshati, askush nuk kishte vënë re flakët gjatë natës. Ende nuk janë përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.