Një person ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një boksi elektrik, paraditen e sotme, në lagjen “Perash”, në Shkodër.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Nga shpërthimi dyshohet se i plagosuri ka marrë lëndime të shumta.



