Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 12-vjeçar është zënë poshtë nga porta në banesën e tij, teksa përpiqej ta mbyllte.

Bëhet e ditur se menjëherë i mituri është dërguar në spital nga familjarët dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 17.01.2026, është dërguar për mjekim nga familjarët shtetasi i mitur 12 vjeç, pasi në oborrin e banesës, në tentativë për të mbyllur portën e jashtme të oborrit, porta ka dalë nga shina dhe i ka rënë mbi vete. Aktualisht, i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka njoftuar policia e Tiranës.