Një incident i rëndë është regjistruar në zonën e Shkallnurit, në Durrës, ku raportohet për të shtëna me armë pas një konflikti mes Denis Tafilit dhe Edison Gjuzit.
Sipas informacioneve paraprake, në konflikt është përfshirë edhe një punonjës policie, ndërsa në vendngjarje është qëlluar me armë zjarri. Denis Tafili rezulton person në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
