Në Qendrën e Votimit 871 në Fushë Milot ka ndodhur një përplasje mes dy personash.

Mësohet se disa persona u përfshinë në sherr në perimetrin e QV, ndërsa më vonë kanë dalë në rrugë  dhe janë dëgjuar krisma armësh. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, teksa ende nuk dihet shkaku i nisjes së sherrit.

Burime jo zyrtare i thanë gazetares së Top Channel Antela Lika se të përfshirë janë dy persona.