Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi u përfshi në një aksident rrugor teksa po i ikte policisë me makinën e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në zonën “Tre Cancelli” në Milano, kur një makinë policie pa dy automjete që po kalonin me shpejtësi dhe i ndoqi ato. Njëra nga makinat, me të cilin po lëvizte një italian 26-vjeçar, ndaloi më vonë, ndërsa tjetra doli në një rrugë të pashtruar me asfalt dhe u përplas me një shtyllë telefoni, duke u përmbysur.
Shoferi, i cili ishte 38-vjeçari shqiptar vdiq nga lëndimet e shumta që mori përplasja. Një qese me 25 kilogramë kokainë iu gjet pranë në makinës.



