Një incident i rëndë ka ndodhur në Kanionet e Osumit në Skrapar, ku një 22-vjeçar është bllokuar teksa ndihmonte në kërkimet për gjetjen e trupit të 42-vjeçarit Ilir Kurti.

Raportohet se i riu u ishte bashkuar vullnetarisht RENEA-s në ujërat e lumit Osum, por  ka ngecur në ujë që prej mesditës së sotme dhe operacionet për nxjerrjen e tij nga zona ku ka ngecur kanë dështuar. Sipas informacioneve të marra nga banorë të qytetit të Skrapar, ky incident i rëndë ka ndodhur gjatë kërkimeve në Kanionet e Osumit, për gjetjen e trupit të Kurtit, i cili dyshohet se u hodh në lumë mbrëmjen e 19 shkurtit.