Një 80-vjeçar është përplasur nga makina në aksin “Shkodër-Koplik” mëngjesin e sotëm.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:50, ku një makinë aksidentoi për vdekje këmbësorin me iniciale Gj. G..

Gjithashtu raportohet se shofer i mjetit është 35-vjeçari me iniciale A. B., banues në Podgoricë.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 05:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik” automjeti me drejtues shtetasin A. B., 35 vjeç, banues në Podgoricë, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. G., 80 vjeç.