Një ngjarje tronditëse është regjistruar ditën e djeshme në Shkodër, ku një vajzë vetëm 2 vjeçe ka rënë aksidentalisht në një enë me ujë të nxehtë, duke pësuar djegie të rënda në trup.

Sipas policisë, incidenti ndodhi në lagjen “Skënderbeg”, në banesat sociale, ku fëmija u përfshi në një moment pakujdesie. Menjëherë pas ngjarjes, e mitura u transportua në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku mori ndihmën e parë mjekësore, por për shkak të gjendjes së rëndë, u dërgua me urgjencë në QSUT në Tiranë, për trajtim më të specializuar.

Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa familja e vajzës ndodhet pranë saj në spital. Gjendja shëndetësore e të miturës mbetet serioze.