Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ku një 64-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij.
Sipas policisë, rreth orës 17:00, në lagjen nr. 5, shtetasi me iniciale A. P. ka rënë nga lartësia e katit të dytë. Ai u transportua menjëherë drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij incidenti.
