Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesnatës së djeshme në Kamëz ku një biznesmen i ka dhënë fund jetës. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin B.A., i cili zotëronte një biznes në Kamëz.
Ngjarjaka ndodhur në banesën e tij, teksa pranë trupit të pajetë është gjetur dhe arma e zjarrit. Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, teksa policia vijon hetimet.
“Rreth mesnatës, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, në banesën e tij, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamzë, shtetasi B. A., 38 vjeç. Arma e zjarrit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”-njofton policia.



