Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali gjatë mesnatës, ku një 40-vjeçar shqiptar humbi jetën si pasojë e një sulmi me thikë.
Mësohet se ngjarja ndodhi në komunën Marghera, Venecia, teksa nga sulmi ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës.
Dy shqiptarët u sulmuan ne thikë pranë stacionit të trenit, teksa ishin duke ecur së bashku. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve mjekësore, 40-vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda.
Autoritetet italiane kanë arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes, të dy me origjinë maqedonase, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe motivet që çuan në vrasjen e shqiptarit. Deri tani, arsyet e konfliktit mbeten të paqarta.




